Fier, punimet për rehabilitimin e Gjanicës vijojnë pa ndërprerje

schedule15:20 - 13 Nëntor, 2018

schedule 15:20 - 13 Nëntor, 2018

Punimet për rehabilitimin e shtratit te lumit Gjanica në Fier po vazhdojnë 24 orë në 24 duke garantuar mbylljen para afatit të punimeve. Rrjedha e lumit u ndryshua për të mundësuar betonimin e skarpateve, ndërsa qytetarët po ndjekin hap pas hapi punumet për projektin më të madh të viteve të fundit.

Dita dhe nata në qendër të Fierit prej dy javësh nuk po dallohen më. Gjanica, lumi që solli telashe prej 20 vitesh, më në fund po i nënshtrohet vullnetit të njeriut. Është një projekt i sofistikuar që kërkon mjete dhe punë profesionale për t’u realizuar

Shfaqja po ndiqet nga qindra qytetarë. Skena është qendra e qytetit, ndërsa skenari, njëra prej veprave më të mëdha hidrike në vend.

Sadik Ismaili Zbatues i Punimeve: Nuk është kaq e thjeshtë. Është një lumë që ka 700 m kub në sekondë. Ky është një projekt 800 e ca milionë të reja për të sistemuar luamin Gjanica dh e për të bërë një lungomare këtu në qytetin e Fierit.

Punimet për këtë operacion inxhinerik të ndërlikuar janë në garë me kohën. Betonimi i skarpateve të shtratit të lumit po realizohet me tre metoda të ndryshme. Qindra inxhinierë dhe arkitektë punojnë njëkohësisht në terren ditëbe natë

Bauren Baho Projekt Menaxheri: Shtrati është ndarë në 3 seksione dhe për secilin është zgjedhur një metodikë ndryshe, këtu devijimi është bërë jashtë shtratit të ri, në të dytin brenda shtratit.

Afati normal i punimeve është 18 muaj por firma zbatuese garanton dorëzimin e punës për 12 muaj. Lumi Gjanica ishte shndërruar në makthin estetik dhe mjedisor të qytetit të Fierit për shkak të ndërtimeve në shtratin e tij dhe ndotjes pas hedhjes në erë të këtyre të fundit. Projekti i bashkisë së Fierit parashikon kthimin e qëndrës në shëtitore dhe park të gjelbëruar. /abcnews.al

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

Operator: Musa Çela