Prokuroria e Fierit nisi në gjykatë dosjen për tre persona të një familjeje, akuzuar për pastrim parash e veprimtari kriminale. Ata janë Gentian, Erion (Mikel) dhe Hysnie Hasenbelliu. Gjykata kishte vendosur më parë sekuestrimin e pasurive të tyre. Gentian (Geron) Hasenbelliu rezulton person me precedentë penale.
Bëhet fjalë për apartamente, lokale, e tokë në qytetin e Patosit. Sipas policisë, vëllezërit Hasanbelliu janë emra të njohur pë drejtësinë italiane dhe shqiptare për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.
Njëri prej tyre, Erion (Mikel) Hasanbelliu u arrestua vitin e kaluar në Itali, i akuzuar përveç drogës dhe prostitucionit, edhe hakmarrje për masakrën tek Senatoriumi me 19 gusht 2000, ku mbeti i vrarë babai i dy vëllezërve./abcnews.al