Fier/Plagosën 32-vjeçarin, policia shpall në kërkim dy persona

schedule10:35 - 15 Prill, 2018

schedule 10:35 - 15 Prill, 2018

Policia e Fierit ka zbardhur plagosjen e mbrëmjes së kaluar, ku një 32-vjecar, Arbër Jakupi, mbeti i plagosur, pasi u qëllua me thikë e armë zjarri në një pikë bastesh, në afërsi të Prefekturës. Janë identifikuar e shpallur në kërkim dy shtetas 25-vjeçarë, banues në Patos.

Policia ka zbardhur në një njoftim zyrtar dinamikën e ngjarjes. Arbër Jakupi është konfliktuar fizikisht, me dy shtetas, kushërinj mes tyre, E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos. Gjatë konfliktit, i pari e ka qëlluar me thikë. Po sipas policisë, njëri prej kushërinjve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistoletë në drejtim të 32 vjecarit, fatmirësisht pa e lënduar.

Arbër Jakupi ndodhet në reanimacionin e spitalit të Fierit për shkak të plagëve të marra nga goditja me thikë.
Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve që akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!