Fier, nis puna për ndërtimin e Pallatit të Sportit

schedule13:40 - 6 Mars, 2019

schedule 13:40 - 6 Mars, 2019

Në Fier do të ketë një pallat sporti për sportistët e Apolonisë, por edhe për aktivitete të tjera social- kulturore. Deri tani, ky pallat ka munguar për shkak të problemeve të pronësisë, çështje që Bashkia tashmë e ka zgjidhur.

Pa një vend që mund ta quajnë shtëpi dhe pa tifozë që t’i motivojnë. Këta janë djemtë dhe vajzat e apolonisë të cilët luajnë dhe madje stërviten prej vitesh si mysafirë.  Megjithatë kjo nuk i pengon të renditen në krye të kampionatëve.

Lojtarëve u mungojnë tifozët, sepse këta të fundit nuk i ndjekin dot masivisht në qytete të tjera. Të gjithëve u mungon një pallat sporti.

Armando Subashi Kryetar i Bashkisë së Fierit: “Është një nga gjërat e munguara një pallat sporti. Ndjej dhimbje kur pallat sporti kanë shumë qytete të Shqipërisë shumë më të parëndësishme se Fieri në aspketin financiar”.

Të paktën 2 projekte janë anulluar në minutën e fundit për shkak të konflikteve për pronësinë aty ku dikur ndodhej këndi i lojëravë me dorë. Zgjidhja erdhi nga projekti i rehabilitimit të qëndrës dhe pritja e gjatë për një Pallat Sporti duket se ka vlejtur.

Armando Subashi Kryetar i Bashkisë së Fierit: “Gjithë ai kompleks, nuk do ketë vetëm një sallë, por një zonë atraktive për qendrën dhe vlerë e shtuar. Do t’i japë atë që na mungon të gjithëve dhe do jetë shtysë për zhvillimin dhe ngritjen e disiplinave në një lloj tjetër aty ku Fieri e meriton që të jetë”.

Pengesë për ndërtimin e një pallati sporti në Fier janë bërë konfliktet ligjore për pronësinë. Hapësira prej 4500 m2 ku dikur ndodhej këndi i lojërave me dorë i ishte kthyer pronarëve pas viteve 90. Pallati i ri sportit në fier do të ketë mjedise të mjaftueshme për aktivitetet sportive por dhe sociale e kulturore.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!