Fier, ndalohen dy inspektorë tatimorë për korrupsion

schedule09:29 - 10 Janar, 2018

schedule 09:29 - 10 Janar, 2018

Policia e Fierit ndaloi 2 inspektorë tatimorë që dyshohet se morën 7 mijë euro rryshfet nga një biznes me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore. Pas një hetimi disa mujor nga  prokuroria e Fierit u prangosën Florjan Zhaka, 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier si dhe Asqeri Tahiraj, 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier. Burime nga hetimi i kësaj çështje i thanë Abc Neës, se dy inspektorët tatimorë i kishin bërë presion edhe një vit më parë pronarit të subjektit që t’u jepte 2 milion lekë. Për këte arsye inspektorët Zhaka dhe Tahiraj nuk kishin mbajtur inventar kur ishin paraqitur në subjektin privat. Ata arritën që të marrin vetëm 7 mijë euro, sipas burimeve nga prokuroria, ndërsa zarfi me para u ishte dërguar në një lokal në pronësi të Asqeri Tahirajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!