Fier, naftëtarët e uzinës së Ballshit para Prefekturës

schedule10:33 - 15 Janar, 2018

schedule 10:33 - 15 Janar, 2018

Naftëtarët e Ballshit protestuan përpallë Prefekturës së Fierit, duke kërkuar rinisjen e punës në uzinën e përpunimit të naftës. Kjo do të jetë protesta e fundit në nivel lokal, pasi që nga nesër do të marshojnë drejt Ministrisë së Energjetikës. Naftëtarët thonë se do të nisen në këmbë drejt Tiranës, nëse nuk marrin një reagim zyrtar për cështjen e uzinës, e cila zyrtarisht ka ndaluar punën 3 muaj më parë për remont. Firma që mori me qira nga Armo Uzinën e Ballshit nuk ka dhënë asnjë sqarim për ndalesën e zgjatur që ka lënë pa punë 1200 naftëtarë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!