Fier, konstituohet Këshilli i ri i Bashkisë

schedule09:51 - 29 Korrik, 2019

schedule 09:51 - 29 Korrik, 2019

Këshilli i ri i Bashkisë Fier ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij ku kanë marrë mandatet 51 këshilltarë, nga të cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS-ja, 2 anëtarë të Demokracia Sociale dhe 1 këshilltar nga Partia Social Demokrate.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Fier është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i Këshillit të Bashkisë Fier si dhe sekretaret, gjithashtu ka kryer betimin edhe Kryebashkiaku i Fierit për një mandat të dytë Armando Subashi.

Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë Këshilli i Bashkisë Fier sot janë 51 anëtarë.

Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të Këshillit të Bashkisë Fier kanë qenë edhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi si dhe deputetë të PS-së qarkut Fier./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!