Fier/ Ish-bashkëshorti e kallëzon në polici për dhunë ndaj fëmijëve të mitur, procedohet 28-vjeçarja

schedule11:10 - 19 Prill, 2024

schedule 11:10 - 19 Prill, 2024

Policia e Fierit ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj një 28-vjeçareje. Kjo për shkak se ish-bashkëshorti, ka bërë një kallëzim në polici se 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen 28 vjeçe, banuese në Fier, pasi ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar se kjo shtetase ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!