Fier/ Goditi me çekiç në kokë një shtetas, vihet në pranga pas 3 ditësh 42-vjeçari

schedule09:33 - 5 Maj, 2023

schedule 09:33 - 5 Maj, 2023

Policia e Fierit ka vënë në pranga 42 vjeçarin që goditi me çekiç në kokë shtetasin, Q.H, 55 vjeç.

Autori ishte shpallur në kërkim prej ditësh, ndërsa kapja e tij u bë e mundur falë inteligjencës informative, shkruan policia.

Viktima pasi mori asistencë mjekësore doli nga spitali.

Njoftimi i policisë:

Fier

Goditi me send të fortë (çekiç) në kokë, një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari i shpallur në kërkim 3 ditë më parë.

Në vijim të punës lokalizuese dhe operacionale, më qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë dhe mbështetjes së inteligjencës informative, ndaluan shtetasin E. S., 42 vjeç.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.05.2023, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (çekiç) në kokë, shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier.

55-vjeçari pas marrjes së asistencës mjekësore, u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!