Një skelet njerëzor është gjetur në afërsi të fshatit Baltëz në Fier. Skeleti është gjetur i shpërndarë në anë të një kanali nga një bari në zonë. Policia dhe eksertët mbërritën në zonë duke grumbulluar pjesët e skeletit për të lejuar më pas mjekët ligjorë të bëjnë përcaktimet përkatëse. Ekspertët shpjeguan se eshtrat e shpërndara flasin për një kufomë që është ngrënë nga kafshët e egra. Por nuk dihet nëse ka qënë e groposur apo në sipërfaqe. Nga kqyrja dhe analizimi i eshtrave pritet të përcaktohet nëse skeleti i përket një femre apo mashkulli. Po ashtu ekspertiza do të zbardhë nëse vdekja e personit ka ardhur nga dhuna apo për shkaqe natyrale. Identifikimi i personit, të cilit i përkasin eshtrat pritet gjithashtu të bëhet nga ekspertët. Deri tani, policia nuk ka dhënë asnjë sqarim por ka dyshime se ky është një rast kriminal. /abcnews.al
Fier/ Gjendet anash rrugës skeleti i një njeriu
schedule17:18 - 8 Mars, 2018
schedule 17:18 - 8 Mars, 2018