Fier, gati tritoli për ndërtimet përgjatë Gjanicës

schedule13:06 - 26 Janar, 2018

schedule 13:06 - 26 Janar, 2018

Së shpejti nis prishja e objekteve më të mëdha në Fier ato që janë ngritur përgjatë lumit Gjanica. Ato njihen si ndërtime të shtrenjta të ndërtuara nga të fortët e qytetit.

Ky dokument është fundi i një epoke paligjshmërie në Fier. Rikonceptimi i qëndrës së Fierit parashikon një park të madh të gjelbëruar aty ku për 25 vjet sundoi betoni. Është folur dhe premtuar për një kohë të gjatë, aq sa qytetarët nuk e besojnë më.

40 objekte do të rrafshohen. Për shumëkateshet do të perdoret tritol. Njoftimet përkatëse u lënë 5 ditë afat subjekteve që preken për të dorëzuar dokumentacionin dhe boshatisur ndërtesat.

Pasi ka bërë projektin e qëndrës bashkia e Ferit është gati ta zbatojë atë. Faza e parë është prishja e këtyre objekteve nga të cilat vetëm 28 janë me leje. Hapësira e zaptuar nga ato të ndërtuara mbi Gjanicë do t’i kthehet qytetarëve.

Vendimi i këshillit të ministrave është firmosur 1 javë më parë në 17 janar. Bashkë me vendimin është edhe lista e pronarëve që përfitojnë shpronësim. Për këta të fundit janë 4 miliardë lekë në dispozicion. Projekti për qëndrën e qytetit është tentuar disa herë  të vihet në zbatim pa u finalizuar. Pengesë kanë qënë  disa prej objekteve në anë të lumit Gjanica të përfolura si pasuritë e të fortëve të Fierit.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!