Fier, festa e luleshtrydhes në vitin e 3-të të saj

schedule15:47 - 20 Prill, 2019

schedule 15:47 - 20 Prill, 2019

Në Fier është organizuar festa e luleshtrydhes. Ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi ka vlerësuar rekordin historik që ka arritur prodhimi i këtij fruti këtë vit në 100 deri 150 kg për dynym.

Mesa duket ky vit ka qenë i mbarë për kultivuesit e luleshtrydheve në Kafaraj të Fierit.

Ulja e çmimit te luleshtrydhes nuk ka mundur t’i shqetësoj  kultivuesit me punëtorë ndër zonat rurale të Fierit, kafarjotët, sepse u shpërblyen 4 fish, me bollëkun e prodhimit të sivjetshëm.

Nëse një vit më parë, nga një dynym, kultivuesit morën 30 kg luleshtrydhe, këtë vit prodhimi kapi rekordin historik 100-150 kg për dynym.

Kështu “Festa e Luleshtrydhes” erdhi ndryshe për dhjetra fermer të Kafaraj, Ades, Kashishtes, Sheqit. 4 herë më shumë lider në tregun vendas në prodhimin e brandit “Strawberry made in Kafaraj”.

Kësaj feste i është bashkuar edhe ministri i mjedisit dhe turizmit Blendi Klosi, i shoqëruar nga kryebashkiaku Armando Subashi, deputetë të qarkut të Fierit dhe qindra qytetarë të ardhur nga zonat përreth dhe Fieri.

Festa e Luleshtrydhes, në vitin e 3 – të të saj, organizuar nga Bashkia e Fierit, si asnjëherë më parë solli panairin e madh të luleshtrydhes me pjesëmarrjen e mbi 50 fermerëve, të prodhimeve vendase, gatimeve tradicionale dhe ëmbëlsirave me luleshtrydhe, të gërshetuara me elementët festivë dhe argëtues.

Ajo mbetet një nga festat më të bukura tradicionale të fshatrave në zonën e Fierit, në kuadër të turit etnokulturor “Hajd dalim nga Myzeqeja”, organizuar nga Bashkia e Fierit./abcnews.al