Në minutën e parë të datës 1 Janar ka lindur në maternitetin e Fierit fëmija i parë për vitin 2019 i seksit mashkull. Foshnja gëzon shëndet të plotë dhe është fëmija i parë i çiftit Vrenozi nga Fieri.
Lindja e parë në vend ka ndodhur në maternitetin e Fierit në minutën e parë të datës 1 Janar. Një djalë i shëndetshëm i çiftit Vrenozi ka ardhur në jetë në kohën kur fishekzjarret lajmëruan mbërritjen e vitit të ri. Prindërit ende nuk kanë vendosur për emrin e foshnjes. Nëna dhe fëmija gëzojnë shendet të plotë. Ky është fëmija i parë për çiftin nga Fieri.

