Fier/ Dëmtoi makinën e policisë dhe kanosi efektivin pasi i bllokoi gomonen e shokut, pranga 29-vjeçarit

schedule16:48 - 29 Qershor, 2024

schedule 16:48 - 29 Qershor, 2024

Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë këtë të shtunë, pasi akuzohet për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin, pasi në Postën Kufitare Hoxharë nga Policia Kufitare ishte bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone në pronësi të një tjetër personi, në të cilin ndodhej edhe 29-vjeçari.

Në  momentin që ka dëmtuar mjetin e Policisë, ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij dhe shërbimet e Policisë gjatë kontrollit  i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lende të dyshuar narkotike, cannabis sativa.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!