Fier, bie miti i hambarit të Shqipërisë me grurë

schedule14:52 - 7 Korrik, 2019

schedule 14:52 - 7 Korrik, 2019

Fermerët myzeqarë braktisin kultivimin e grurit dhe orientohen drejt një bujqësie me fitimprurëse. Viti 2019, shënon uljen më drastike të prodhimit, në të gjitha kohërat.

Autokombajnat hynë me vonesë në fushat e Myzeqesë. Por sipërfaqet e pakta me grurë bëjnë që ato ta kapin kohën e humbur.

Në fshatin Shën Pjetër të Fierit po korren sipërfaqet e fundit me grurë. Mili Sako, një nga atokombajnerët më të vjetër shkon në çdo fshat për të korrur grurin. Një punë jo shumë e lehtë, por ditët më të shumëpritura për të. Janë të ardhura ekonomike që i shërbejnë familjes për 1 vit të tërë. Mili thotë se pavarësisht se viti 2019 ishte i mbarë për cilësinë e grurit, sipërfaqet e mbjella më këtë kulturë në Myzeqe  po tkurren.

Nga hambari i dikurshëm  i Shqipërisë me grurë, sot Fierit i kanë mbetur 4430 ha, shifër e cila, nga viti në vit, zbret. Miti tashmë ka rënë. Në shtëpitë e tyre, sa vjen dhe futet akoma më pak drith.

Specialistët e Bujqësisë në Fier thonë se dikur mbjellja e grurit lidhej direkt me sigurimin e bukës në vend. Sot alternativat e garantimit të saj zgjidhen më shumë nga importi. Të kultivosh sot nuk është më fitimprurëse për myzeqarët: kushton shumë dhe fitimi është i paktë. Fermerët i janë drejtuar kulturave të tjera : vreshtave, pemëtarisë, ullishtave dhe serave.

Një vit më parë sipërfaqja me grurë e mbjellë në Bashkinë e Fierit ishte 4710 ha, kurse këtë vit 4430 ha. Kjo cilësohet si ulja më e madhe në të gjitha kohët./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!