Fier, Berisha replikë me Zegjinenë/ Miting modest, po Bardhi bën premtim madhështor

schedule23:26 - 3 Maj, 2025

schedule 23:26 - 3 Maj, 2025

FIER- Berisha e mbylli fushatën në Fier, me një pjesëmarrje jo edhe aq madhështore. Kavajsi demokrat Gazment Bardhi e priti me rreth 500 veta në sheshin që më tepër tregonte investimin në qendër të qytetit, sesa militantet e paket.

Bardhi mori fjalën i pari.

“Qeveria e re e PD, do të ketë për kryeministër Sali Berishën.”

Për t’i kthyer borxhin e madh për këtë miting të vogël, ai u deklarua më besnik edhe se Këlliçi.  Por kjo besnikëri nuk mbushi dot boshllëqet ne bulevard.

“Gazo. Po ti i ardhur je për vete, jabanxhi, asnjë s’të do, asnjë s’të hap derën, dhe kur i përshëndesje në bulevard, s’të kthenin as përshëndetje, ju këput shpirti këtyre shoqeve të mia.”

Zegjine Caushi, kandidatja e PS në Fier, është bere e famshme për videomesazhet ndaj Bardhit, te cilit i numëron vetëm shokët, e kritikon pse nuk e sheh me asnjë femër dhe e quan kollovar nga Kavaja. Por nëse Bardhi mundohet te ruajë qetësinë e të duket indiferent, doktori është vigjilent.

“Këta bëjnë fushatë alla Zegjine. Zeqire si quhet kjo.”

Por Berisha, vendosi qe ne fierin qe nuk e ka votuar kurrë, të tregojë një histori edhe me ndarëse me shumicën këtu, historikisht te majte.

“Një djalë nga veriu më shkruante sot në një mesazh. Me thoshte: unë u martova në Fier me një vajzë nga Fieri, por problemi im është se, krushqia është e majtë. Dhe më thotë se ne nuk i votojmë ata, se ata janë pakicë, se ne s’kemi pse t’i votojmë. Dhe ai më pyet, çfarë t’u them unë atyre?

Tani unë këtu para jush, dua t’i jap një përgjigje krushqisë së këtij dhëndri nga veriu.

Sot, Opozita nuk është më kurrë pakicë.”

Në demokraci, opozita është gjithmonë pakicë, por Sali Berisha kësaj fushate, ka treguar më shumë se kurrë, vitet që mban mbi sup.

Dhe serish te premtimet, mosha e tradhtoi dhe këtë herë.

“Do t’ia japim statusin e minatorit, çdo qytetari të këtij qarku që ka punuar në nafte.”

Por në këtë takim madhështor, Berisha e fitoi një betejë, dhe atë sërish ndaj Bardhit. Nësë Bardhi mblodhi 500 veta në shesh, Berisha mblodhi rreth 700 ndjekës online.

Gjithsesi larg kundërshtarit të tyre, është kryesocialisti Rama, që në të njëjtën kohë në Sarandë, përvec pedonales së mbushur me qytetarë, kishte dhe 5 mijë ndjekës live. Minus Zegjinene, ajo me siguri nuk ju nda Gaz Bardhit, kësaj here as online/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!