Fier, banorët e fshatrave të përmbytura bllokojnë rrugën

schedule13:01 - 1 Mars, 2018

schedule 13:01 - 1 Mars, 2018

Banorë të zonës së Frakullës protestuan sërish për të kërkuar dëmshpërblim nga qeveria. Këtë herë ata bllokuan autostradën Levan-Vlorë për disa minuta dhe hodhën një sasi luleshtrydhesh në rrugë për të treguar se aktiviteti bujqësor në këtë zonë po falimenton. Ata kërcënuan se do ta bllokojnë më gjatë rrugën, nëse nuk marrin përgjigje nga autoritetet për kërkesat e tyre. Banorët kërkojnë ngritjen e një komisioni për verifikimin e dëmeve, teë cilat sipas tyre janë të pallogaritshme. Dëmet nga përmbytjet e Vjosës janë shkaktuar në fusha me të mbjella dhe sera me perime./abcnews.al