Katër persona janë arrestuar në Fier këtë të enjte për vepra të ndryshme penale.
Një 41-vjeçar në Pishporo u vu në pranga, pasi ka goditur një 61-vjeçar, dhe i ka marrë portofolin me një shumë lekësh. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, një 22-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Një 55-vjeçar dhe 56-vjeçar ranë në pranga në Patos, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur./abcnews.al