Fier, aksion për ujin e pijshëm

schedule14:36 - 18 Mars, 2018

schedule 14:36 - 18 Mars, 2018

Në Fier ka nisur aksioni për konsumatorët familjarë të ujit të pijshëm. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për tre mijë abonente që nuk kanë shlyer ujin dhe që do u ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Debitorë indiferentë edhe kur u pritet uji. Por dyert e mbyllura ndaj inspektorëve nuk i pengojnë këta të fundit të presin tubacionet e ujit.
Këto janë pamje në brendësi të lagjeve të Fierit, aty ku sapo filloi aksioni i ujësjellësit për abonentët familjarë.

Inskeptorët verifikojnë e më pas bëjnë prerjen e ujit për ata që nuk e pagujnë atë. Numri i abonentëve familjarë në borxh me shtetin shkon në mbi 3000, kurse përfituesit pa kontratë mendohet të jenë të paktën 10 mijë.

Endri Gjikondi: “Ne u bëjmë thirrje të gjithë abonentëve të vijnë të paraqiten pranë nesh për të përfituar lehtësira për pagesën me këste të detyrimit të prapambetur, ose për të bërë një rakordim me ne për vlerën e debisë që kanë ndër vite.”

Në dy javët e para të muajit Mars është prerë uji për mbi 130 abonentë familjarë dhe biznes. Nga ky i fundit janë verifikuar 3200 subjekte debitore.

Aksioni për familjarët nisi të enjten dhe do të vazhdojë deri në verifkikimin e të gjithë debitorëve. I shtrirë në të gjithë vendin synon të disiplinojë dhe shlyejë borxhet, që abonentët i kanë ujësjellësave.

Në Fier, borxhlinj janë edhe bizneset VIP siç është rasti i rafinerisë së naftës, që ka miliona lekë pa paguar për ujjn që përdor në proceset e përpunimit të naftës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!