Një 74-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij këtë të martë. I moshuari jetonte i vetëm në lagjen “Kastrioti” në qytetin e Fierit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:50 në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi H. M., 74 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al