Fier,  4000 ha tokë dhe 130 shtëpi të përmbytura

schedule14:01 - 5 Shkurt, 2018

schedule 14:01 - 5 Shkurt, 2018

Pavarësisht se zyrtarisht u fol për një vërshim të vogël të Vjosës, prurjet dhe dëmet e saj kanë qenë po aq sa edhe herët e kaluara. Aktualisht janë mijëra ha tokë dhe shumë shtëpi të përmbytura.

 

Është i rrethuar nga uji. Nga 400 shtëpi, në  Ferras 150 janë përmbytur. Situata është e njëjtë me përmbytjet e mëparshme. Vetëm indinjata e banorëve vjen në rritje.

Rruga kryesore nga Ferrasi në hyrje të Levanit është e pakalueshme. E vetmja mundësi është linja hekurudhore. Ushtria me mjete lundruese dhe kamionë qëndron në gatishmëri. E megjithatë një familje e ka kaluar natën në tarracë.

Të dhënat për sasinë e ujit që vërshoi nga shtrati i Vjosës janë të paqarta, por dëmet janë të rënda si ato të dhjetorit të kaluar.

Në Ferras uji është në nivelin prej 1 metër dhe po tërhiqet gradualisht. Në Cerven dhe Kashisht uji është tërhequr nga banesat. 2000 ha tokë janë nën ujë në një kohë që ai po grumbullohet në Darëzezë dhe Povelcë. Ky ishte vërshimi i dytë i Vjosës në harkun kohor të dy muajve. Vërshimi më i madh i Vjosës ndodhi në vitin 2015 ku u përmbytën 800 shtëpi dhe 5000 ha tokë. Banorët nuk janë kompensuar për dëmet në asnjë nga këto përmbytje.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!