“Fidel Ylli në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar”, PD: E papranueshme dhe e dëmshme për sportin

schedule17:19 - 15 Janar, 2021

schedule 17:19 - 15 Janar, 2021

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po politizon Komitetin Olimpik Shqiptar pasi kërkon që të emërojë deputetin socialist Fidel Ylli në krye të këtij institucioni. Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja Albana Vokshi u shpreh se kjo është e papranueshme.

“Përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën, është emërim i dhunshëm i një politikani në sport, kundër çfo standardi botëror”, u shpreh ajo.

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë!

Këto janë ditë të vështira për shumë prej jush.

Me mijëra njerëz janë dëmtuar nga oërmbytjet, por nuk kanë mbështetje.

Me mijëra të tjerë jetojnë akoma në çadra.

Qindra e mijëra janë të papunë, por qeveria nuk bën ndonjë përpjekje për t’i punësuar.

Hallet e njerëzve janë të shumta, por Edi Rama mendon vetëm për vete.

Së fundmi, plani i tij është të uzurpojë edhe sportet, duke targetuar politizimin e Komitetit Olimpik Shqiptar përmes emërimit të shërbëtorit të tij, Fidel Ylli.

Qeveria që ha mish me flori në Dubai ka zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sportit.

Deri pak kohë më parë, në statutin e Komitetit Olimpik, që miratohet nga Ministria e Arsimit, përcaktohej se “nuk lejohet që politikanë aktivë të konkurojnë për të qenë në organet drejtuese të Komitetit”.

Arsyeja për të cilën ky përcaktim është hequr ka lidhje me vendimin e  Edi Ramës për të zgjedhur president të Komitetit Olimpik Shqiptar deputetin e tij Fidel Ylli.

Përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën, eshtë emërim i dhunshëm i një politikani në sport, kundër çfo standardi botëror.

Plani i Edi Ramës për të kapur edhe organizmat e pavarur të sportit është i dëmshëm për sportin dhe si i tillë i papranueshëm.

Për Partinë Demokratike, Komiteti Olimpik Shqiptar duhet të mbetet një organizëm i pavarur, në mënyrë që të mos i shërbejë interesave të pushtetit, por sportistëve të talentuar dhe imazhit të Shqipërisë në botë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!