Gazetari Blendi Fevziu ndërsa ka komentuar situatën e rëndë brenda Partisë Demokratike, por dhe tkurrjen e saj në zgjedhjet e 6 Marsit, ka theksuar se kjo vjen për shkak të lidershpit.
I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Fevziu zbulo dy gabimet e mëdha të Lulzim Bashës, të cilat sipas tij nuk e sollën PD-në në pushtet.
Sipas tij Basha nga fillimi e ka projektuar veten e tij nën hijen e Sali Berishës, ndërsa gabimi i dytë lidhet me sjelljen e tij kakofonike.
‘Lulzim Basha kishte dy gabime të mëdha. Gjithë jetën e projektoi veten nën hijen e Berishës. E dyta ka një sjellje kakofonike, tregoi se nuk kishte filozofi të tij në politike, as ambicie për të marrë drejtimin e vendin. Bashën sot e gjeje në liderin e butë, dhe nesër bënte një gjest që se ka bërë askush në Shqipëri, nuk është mbyllur askush në çadër, nuk ka dorëzuar askush mandatet’, u shpreh Fevziu./Abcnews.al/