Mbrëmjen e sotme në emisionin “Prishtinë-Tiranë” të drejtuar nga gazetari Baton Haxhiu në “ABC”, gazetari Blendi Fevziu foli për periudhën komuniste në Shqipëri, për të cilën deklaroi se komunizmin “eliminoi” një pjesë e njerëzve të asaj periudhe që kanë besuar dhe janë menduar të sjellin një lloj emancipimi, njerëz të shkolluar në vende të ndryshme të botës.
Teksa sjell momente historike, detaje të drejtuesve të asaj kohe tha se tek një pjesë e madhe e kastës komuniste ka pasur një bindje se po ndërtonin një shoqëri të drejtë, por kur e kuptuan se kishin dështuar në ndërtimin e shtetit synuan mbajtjen e pushtetit, pra nuk kishte më shtet”, shprehet ai.
Pyetje: A kishin shqiptarët dualitetin, jetonin me traditën për të treguar diferencë?
Fevziu: Duhet thyer një mit që u ngrit në vitet e komunizmit. Shqiptarët kanë jetuar me një perandori me të paktën 16 kombësi të tjera. Jetonin me një sistem krejt ndryshe nga i cili jemi munduar të jetojmë sot. Ndërtimi gjeopolitik i botës ishte përmes perandorive.
Fevziu po ashtu tha se në vitin 1991 kur Partia e Punës kishte fituar zgjedhjet nuk arriti ta mbante pushtetin më shumë se dy muaj, u ndërtua qeveria e stabilitetit.
“Gabimi ynë i vetëm ka qenë se nuk kemi dashur t’i shohim gabimet. Rrëzimi i komunizmit, ndjenja e fajit i bëri liderët komunistë të kishin një qasje më reflektuese, ndërsa me kalimin e viteve u rikthyen në pozicionet e tyre. Unë personalisht gjërat, Ramiz Alisë ia kam marrë në mënyrë indirekte. Kur e kam pyetur atë se çfarë patët me “Varrin e Bamit”, se di më tha një marrëzi. Edhe ai në një farë mënyre e kuptonte. Respekti ndaj atij që ka vdekur shënjon civilizimin e një shoqërie”, u shpreh ai.
/abcnews.al/