Prej vitesh, Genta Ismajli është një prej këngëtareve më të dashura nga publiku shqiptar.
Që prej daljes së parë në ekran, ajo i befasoi të gjithë me performancën e saj ekspresive. Ndonëse, koha ka kaluar, duket se këngëtarja vazhdon të ketë energjinë e njëjtë.
Sot, ajo feston ditëlindjen dhe mbush 38 vjeçe. Genta ka postuar në Instastory një foto, ku shfaqet teksa mban në krahë dy binjakët e saj.
“Urime ditëlindja për mua, le të festojmë dhe të jemi të lumtur”, ka shkruar ndër të tjera ajo përmbi imazhin e ëmbël.
Kujtojmë që në janar të këtij viti, Genta u bë nënë për herë të parë dhe mirëpriti binjakët, Ivy Blue dhe Icon. Tashmë, ajo dhe partneri turk, po shijojnë periudhën më të bukur të jetës./abcnews.al