Feston sot ditëlindjen, Keisi bën urimin më të bukur për mamanë e Stresit

schedule14:52 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 14:52 - 7 Dhjetor, 2020

Ditën e sotme, e ëma e Stresit feston ditëlindjen dhe reperi shkroi disa fjalë të ëmbla në këtë ditë të veçantë, ku theksonte se ndihej mirënjohës dhe krenar për të.

Nëse një ditë nuk do të jesh pranë meje dije se çdo mëngjes do i laj sytë me lotët e tu. Ah moj e shtrenjta Nënë falenderoj allahun e madh që më dha mundësinë të jetoja jetën dhe të njoha ty Nënë. Sa të kem jetë në këtë jetë të jam mirënjohës. Sonte është ditëlindja jote dhe unë të uroj edhe 100 vite të lumtura e shtrenja Nënë.”, ka shkruar Stresi.

Ndërkohë, nuk ka munguar as një urim i veçantë nga Keisi, e cila ka shkruar gjithashtu disa fjalë të ëmbla për vjehrrën e saj. Krahas disa fotove që ka publikuar me të ëmën e reperit, Keisi shkruan: ” Gëzuar ditëlindjen! Të përqafoj me mall dhe të uroj 100 vite të lumtura! E bukura ime! Edhe 100 e shtrenjta jonë!” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!