Dëmtimi që Dushan Vlahovic mori me kombëtaren Serbe, shqetësoi Juventusin për gjendjen e tij.
Por tashmë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë marrë lajme të mira sa i përket sulmuesit të tyre, pasi Vlahovic është rikuperuar në kohë dhe do të jetë i gatshëm për derbin e Italisë, që Juve do të luajë kundër Interit në “Alliaz Stadium Juventus”.
Lajmin e kanë bërë ditur mediat italiane, teksa raportojnë se 22-vjeçari ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Interit.
Lajme të mira për sa i përket edhe mbrojtjes dhe mesfushës për Allegrin. Shenja të mira përmirësimi kanë shfaqur edhe mbrojtësi Alex Sandro dhe mesfushori Denis Zakaria. Megjithatë, të dy pritet të jenë të grumbulluar për këtë sfidë dhe ta nisin ndeshjen nga stoli, pasi nuk i kanë 90 minuta në këmbë. /f.a/abcnews.al