Festojnë kualifikimin e Italisë, Tare në Olimpico përkrah legjendës së Romës

schedule22:47 - 12 Tetor, 2019

schedule 22:47 - 12 Tetor, 2019

Italia mposhti Greqinë 2-0 dhe siguroi matematikisht kualifikimin në Euro 2020. Ndeshja u zhvilluan në Olimpico të Romës dhe të shumtë ishin personalitetet që po ndiqnin ekipin e Mancinit nga afër.

Një emër si Francesco Totti nuk mund të mungonte. Legjenda e Romës ishte i shoqëruar nga djali i tij, Christian, ndërkohë që ndeshjen e ndoqi përkrah Igli Tares.

Igli Tare dhe Francesco Totti

Biondi shqiptar, i cili mban postin e drejtorit sporti të Lazios, u kap disa herë duke biseduar me Tottin, teksa të dy shijuan suksesin dhe kualifikimin e parakohshëm të kombëtares italiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!