Eva Murati është një ndër emrat më të dashur të ekranit shqiptar. Moderatorja sportive festoi ditën e djeshme 26 vjetorin e lindjes dhe urimet nga miqtë dhe fansat ishin të shumta. Së fundmi, Eva ka ndarë disa foto në rrjete sociale për përvjetorin e lindjes, ku duket mjaft joshëse.
“Gëzuar ditëlindjen e 26-të për mua. Bikini si një veshje dhe një kokos si një tortë. Duket sikur do të jetë një vit argëtues.”, shkruan Eva. Kujtojmë që moderatorja ka bërë me dije se ka firmosur një kontratë të rëndësishme me një kompani italiane.
Ajo gjithashtu ka firmosur dhe një kontratë me markën e famshme me bazë në Milano, “Yamamay”. “Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo”, tregoi Eva.