Festoi 90-vjetorin, Margarita Xhepa në ‘Pas Mesnatë’: Në skenë deri sa të kem frymë!

schedule11:21 - 3 Prill, 2024

schedule 11:21 - 3 Prill, 2024

Margarita Xhepa vjen në një rrëfim në Pas Mesnatë për jetën e saj, rolet në teatër si edhe vështirësitë ne shesh xhirime.

“Përvec roleve, poezinë e kam patur në zemër, ishte ajo që më ngjiti për herë të parë në skenë. Dhe nuk heq dorë. Para 30 vitesh kishte 1 apo 2 poete tani janë me qindra. Vetë femra është poetike. Më vjen mirë që vijnë jo vetëm poete, por aktore të reja që po e mbajnë teatrin, filmin. Vijnë të pregatitur, duke bërë degën e artit. Kënaqësi e madhe që i shikojmë”

Kam qenë prezantuesja e parë e festivalit. Ishte gjë e bukur edhe ajo, mbetet në histori, e këndshme. Ishte kënaqësi e vecantë.

“Po i thoja koleges time Tinka Kurti, që të dyja e kemi kaluar pak atë masën e moshës. ‘Margeritë – më tha- ti ik kur të duash, unë e kam marrë ngadalë ngadalë,’ sepse pasioni jonë edhe në këtë moshë, edhe pse e kam këmbën e sëmurë, kokën e kam në rregull. Në film ka mundësi se ka lehtësi, mund të xhiroj edhe ndonjë tjetër dhe unë e pres me kënaqësi” thotë ajo.

Margerita Xhepa shton se me gjithë lodhjen e madhe, arti e ka bërë jetën e saj të jashtëzakonshme. Por ndërsa kujton vështirësitë gjatë interpretimit të roleve, artisja e mirënjohur thotë se do të jetë në skenë deri sa të ketë frymë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!