Gjatë fundjavës, Jennifer Lopez festoi 52-vjetorin e lindjes me Ben Affleck duke shijuar një udhëtim romantik në Francë. Çifti publikoi për herë të parë një foto duke u puthur, duke konfirmuar kështu publikisht romancën e rindezur pas afro dy dekadash.
Jennifer ndau dhe disa foto të tjera ku pozonte me bikini ndërsa mbante disa bizhuteri të dhuruara nga aktori. Sipas Beth Bugdaycay, që shërben si drejtore krijuese dhe bashkëthemeluese e Foundrae, Ben krijoi bizhutritë unike për J.Lo para se të fillonin festimet e saj të ditëlindjes.
“Me bizhuteritë e personalizuara që Ben zgjodhi për Jennifer, qartësisht tregon dashurinë e tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshme.“, tha ajo.
Ajo u shpreh se të gjitha bizhuteritë janë një reflektim i historisë së tyre personale.“Ne u mahnitëm nga gjesti i tij romantik. Ben shqyrtoi kuptimin e secilës prej tyre para se të zgjidhte… po mendonte dhe për një luan, po unë them se zgjedhja përfundimtare është perfekte”, theksoi Beth.
/abcnews.al