Drejtori i instituti italian të Kulturës, Alessandro Ruggera, foli në “ABC e Mëngjesit” në ABC News për aktivitetin që po zhvillohet në Tiranë, festivali i Letërsisë Evropiane
Gjatë intervistës ai tregoi se si lindi ideja për të realizuar këtë festival, ndërsa shpjegoi se do të mbahet për tri ditë. Festivali do të zhvillohet në tre mjedise, Shtëpia e Evropës, Biblioteka Kombëtare dhe Qendra e Artit Agimi.
“Kisha mendimin se një gjë e tillë mungonte. Dhe mendova të bëj në fillim një festival të letërsisë italiane, por m duke pak e kufizuar që të flasësh për letërsinë dhe të ftosh vetëm disa shkrimtarë. Dhe në këtë mënyrë mendova ta zgjeroj dhe kështu lindi edhe festivali i Letërsisë Europiane. Janë tre ditë dhe kemi gjashtë autor të ftuar, mes tyre edhe një shkrimtar për fëmijë që do të bëjë takime në shkolla, kemi një tjetër shkrimtare irlandeze, e cila prek tema shumë aktuale”, tha ai.
Festivali ka nisur në datën 12 dhe do të jetë deri në 14 dhjetor. Gjithashtu ai u shpreh se kjo është një mundësi edhe për lexuesit shqiptarë që të takojnë nga afër autorët e tyre të pëlqyer.
“Kjo do të ishte një mundësi e mirë edhe për lexuesit shqiptarë që të takonin nga afër autorët e tyre të pëlqyer”, u shpreh më tej ai.
/abcnews.al/