Festivali që bën bashkë kulturat e Ballkanit dhe Europës, shqiptari dhe gjermani tregojnë si u krijua “Balkan Trafik”

schedule10:36 - 27 Prill, 2023

schedule 10:36 - 27 Prill, 2023

Sipërmarrësi shqiptar, Ilir Sefa dhe Nicolas Wieërs, producent dhe drejtues i festivalit “Balkan Trafik” kanë treguar se si lindi ideja e krijimit të këtij festivali.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata treguan se gjithçka u krijua në mënyrë spontane, fal një takimi me studentët e Universitetit të Prishtinës, edhe që nga ai moment gjermanët mezi e presin këtë argëtim ndryshe nga ç’janë mësuar. Pasi përmban muzikë tradicionale shqiptare, ushqime dhe shumëçka tjetër.

“Ideja lindi nga një takim që unë pata me universitetin, me studentët e Universitetit të Prishtinës dhe energjia që më dhanë kishte të bënte me njerëzit dhe ura më e mirë për të bashkuar njerëzit është kultura, muzika e mrekullueshme nga Shqipëria psh. muzika polifonike nga Shqipëria, muzika rrok apo lloje të ndryshme të muzikës shqiptare. Edhe kështu lindi.

Do të jetë edicioni i 17-të i ‘Ballkan Trafiç’ dhe do të jetë open air dhe do të jetë në ambient të hapur. Do të kemi një audiencë më të re dhe më të hapur dhe unë duam të lidhim gjeneratën me kulturën”, u shpreh Nicolas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!