Festivali Oktoberfest, birra “viktimë” e inflacionit

schedule08:07 - 20 Shtator, 2023

schedule 08:07 - 20 Shtator, 2023

Në kryeqytetin e landit të Bavarisë, Mynih, nisi Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë.  Edicioni i 188-të është planifikuar që të zgjasë edhe dy ditë më shumë se zakonisht, me shpresën për t’u rikthyer në ditët e lavdishme të festivalit, para se të niste pandemia. Mynihu pret të paktën gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë bota.

Oktoberfest Mynihu pret të paktën gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë bota
Mynihu pret rreth gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë botaFotografi: Sven Hoppe/dpa/picture alliance

Por rritja e inflacionit në Gjermanika ndikuar edhe në çmimin e birrës. Një litër kushton nga 12.60 euro deri në 14.90 euro – një rritje prej afërsisht 6.1% krahasuar me vitin e kaluar. Festivali i birrës do të përfundojë më 3 tetor, kur Gjermania feston 33 vjetorin e ribashkimit të saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!