Filmi “Yjet e së ardhmes” triumfon në Itali. Edmond Topi, regjisor, drejtori i Festivalit “Dea Film Festival”, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News ka treguar detaje të veçante për filmin.
Regjisori Edmond Topi fiton çmimin “regjia më e mirë”, ndërsa Tinka Kurti mori çmimin “aktorja protagoniste më e mirë”. Një festival me pjesëmarrje të lartë yjesh kinematografisë italiane dhe ndërkombëtare.
“Unë gjykoj që filmi bëhet për spektatorin dhe duhet t’i shkojë spektatorit. Filmi ka bërë një cikël dy javor. Unë besoja që në këtë kastë aktorësh do të kishte më shumë njerëz që do ta shihnin, por në këtë kushte jemi. Ne do ta hedhim edhe njëherë. Në fillim të pranverës ne do ta kemi edhe pjesën e dytë të këtij filmi në kinema”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës regjisori u shpreh se filmi është shumë njerëzor dhe se i reziston çdo kohe. Një komedi muzikore romantike, e cila i dedikohet moshës së tretë dhe rrjedhjes që fati rezervon për këtë moshë.
“Do të mundohemi të gjejmë një formulë sepse ka shumë njerëz që ndoshta edhe nuk e kanë parë. Vlerësimi në Romë ishte që ka nevojë shoqëria njerëzore për filma që përjetojnë emocion, dashuri”, u shpreh ai.
/abcnews.al/