Festivali i Këngës me 2 çmime të para, këngëtarët tregojnë risitë e ketij edicioni

schedule11:00 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 11:00 - 13 Dhjetor, 2022

Në programin e sotëm në “Abc-ja e Mëngjesit” ishte i ftuar këngëtari Kastro Zizo. Vetëm pak ditë më parë, këngëtari u nderua me çmimin e madh “Artisti i Vitit 2022” në Washington DC për arritjet dhe kontributin si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut.

Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga mediat në Amerikë dhe më pas është shpërndarë edhe nga vetë Kastro duke u shprehur mirënjohës për këtë vlerësim. I pyetur nga moderatori Alban Musa nëse kjo është një shenjë që Kastro po mendon të zhvendoset drejt SHBA-së, ai u përgjigj se ky opsion ështe i mundur.

Përveç çmimit të fituar, këngëtari u ndal dhe në pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Fundvitit. Këtë vit ai merr pjesë edhe me grupin 2 Farm, ku përveç emocioneve që me grupin pongjitet për herë të dytë në një skenë të tillë, ai u ndal dhe tek formula e risitë e këtij Festivali n këtë edicion ku do të ketë 2 çmime të para.

“Ndihet që këtë vit ka frymë tjetër. E veçanta e këtij festivali është se do të ketë dy çmime të para. Çmimi i jurisë, zyrtari që fiton festivalin si dhe kënga, materiali që do na përfaqësojë neve në Eurovision”

Këtë gjë e konfirmoi dhe gazetari Elios Shuli. Në këtë edicion ai është tekst shkruesi i një prej këngëve konkurruese të këtij edicioni që do të këndohet nga këngëtari i ri Gent Hoxha.

“Më ka bërë një përshtypje në Istagramin e Arbana Osmanit që do të jetë dhe moderatorja e Festivalit. I kishte shkruar dikush se si do funksionojë kjo ndarje dhe Arbana me shumë finesë i është përgjigjur se nëse fituesi i Eurovisionit, përkon me votat që ka bërë publiku, atëherë votimi ka qenë i drejtë. Një përgjigje e drejtë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!