Drita ka bërë një lëvizje të zgjuar në merkato, duke rikthyer në IPKO Superliga sulmuesin Festim Alidema. Anësori, i cili pat shkëlqyer me Llapin në Kosovë, vjet ishte pjesë e Slaven Belupo në Kroaci dhe në Gjilan transferohet me formulën e huazimit.
“Festim Alidema i bashkohet Kampionit. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin e njohur Festim Alidema.
Drejtori sportiv Valon Zymberi ka njoftur që parimisht është dakorduar me agjentin e Festimit e më pas edhe me ekipin kroat që Festimi të jetë bardh e kaltër për periudhën një vjeçare në formë huazimi.
Festimi për një vit ishte pjesë e futbollit kroat në ekipin e njohur Slaven Belupo dhe do të jetë një forcë shtesë në mbrojtjen e titullit kampion, gjithashtu edhe në garat e Europa Ligës që ekipi jonë do ta zhvillojë muajin shtator. Mirë se vjen FESTIM!”, njofton Drita. / abcnews.al
https://www.facebook.com/279019929149179/posts/1192279844489845/