Festë te Shqipëria dhe Ferencvaros, Uzuni mposht koronavirusin

schedule15:08 - 3 Nëntor, 2020

schedule 15:08 - 3 Nëntor, 2020

Myrto Uzuni, pas dy javësh i infektuar me COVID-19, ka lënë karantinën dhe është rikthyer në stërvitje. Në testin e fundit ai ka dalë negativ, sikurse konfirmojnë për abcnews.al burime pranë 25-vjeçarit.

Vetë futbollisti ka postuar një foto në “Instagram”, teksa shkruan se më në fund është rikthyer. Uzuni ka humbur disa ndeshje të rëndësishme në kampionat, si dhe në Champions League kundër Barcelonës dhe Dynamo Kiev.

 

Postimi i Uzunit

Sulmuesi i Ferencvaros së shpejti pritet të zbresë edhe në fushën e lojës me ekipin e tij, sigurisht pasi stafi teknik ta shohë të arsyeshme dhe të bindet se është gati në aspekti fizik. Tashmë edhe trajneri Reja mund ta mendojë pjesë të ekipit për sfidat me Kosovë, Kazakistanin dhe Bjellorusinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!