Një tjetër lajm i mirë vjen nga Italia. Klubi i Sampdorias ka njoftuar se të gjithë lojtarët e prekur me Covid-19, tashmë janë shëruar. Pozitive janë shifrat që vijnë nga vendi fqinj në ditët e fundit, pasi numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, ndërkohë që ka një rritje të numrit të të shëruarëve.
Muajin e kaluar klubi nga Xhenova njoftoi se Manolo Gabbiadini, Omar Colley, Albin Ekdal, Antonio La Gumina dhe Morten Thorsby ishin të gjithë të prekur nga Coronavirusi. Madje dhe një personeli mjëksor i ekipit u infektua nga virusi.
Por, ditën e djeshme Sampdoria njoftoi se të gjithë të prekurit tashmë e kanë kaluar virusin dhe kanë dalë negative në testet e kryera. Futbolli në Itali vazhdon të jetë i pezulluar dhe ende nuk dihet se cili do të jetë fati i sezonit aktual. /abcnews.al