Festë te Liqeni Artificial, tifozëve të Romës u bashkohen edhe qytetarët e Tiranës

schedule19:19 - 25 Maj, 2022

schedule 19:19 - 25 Maj, 2022

Tifozët e Romës janë optimistë se skuadra e tyre e zemrës do të triumfojë mbrëmjen e sotme te “Air Albania”, në sfidën me Feynoord-in e Holandës.

Ndërkohë, që ka nisur prej orës 18:00 hyrja në stadium për tifozët që kanë biletë, ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një të tillë,  janë pozicionuar te “Fan Zone” te amfiteatri i Liqenit Artificial.

https://youtu.be/YbXk5Z2C238

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton live në Radar Informativ një situatë festive dhe tepër entuziaste. Në këtë zonë dedikuar për romanët ka festë, muzikë, ndërsa tifozët i shijojnë duke konsumuar birra.

Janë të shumtë gjithashtu edhe qytetarët e Tiranës, që u janë bashkuar tifozëve të Romës, duke mbështetur kështu skuadrën italiane.

Finalja e Conference League nis në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”. Kjo është hera e parë që një kompeticion i rëndësishëm i UEFA-s zhvillohet në Shqipëri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!