“Festë pa muzikë”, Greqia rregulla të rrepta kufizuese për ditën e ndërrimit të viteve

schedule07:58 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 07:58 - 30 Dhjetor, 2021

Në Greqi këtë të enjte kanë  hyrë në fuqi masa të reja anti-Covid për festimin e festës së ndërtimit të viteve.

Në protokollin e masave të reja grekët do të festojnë pa muzikë ardhjen e Vitit të Ri. ditën e ndërrimit të viteve dyqanet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 14:00.

Autoritetet shëndetësore kanë ndaluar organizimin e festave  në hapësirat private dhe publike, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve me Omicron.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se dyqanet argëtuese do të jenë të hapura deri në orën 00:00, ku personat do të ulen vetëm në tavolina me gjashtë anëtarë dhe muzika në këto ambjente do të jetë rreptësisht e ndaluar.

Sipas ministrit, qeveria në të ardhmen e afërt do të rivlerësojë kuadrin e detyrimit të vaksinimeve, si dhe periudhën e vlefshmërisë së certifikatave të vaksinimit, e cila konsiderohet seriozisht të reduktohet në shtatë muaj pas dozës së dytë, dhe të rinovohet pas dozës së tretë, pasi në fund të fundit, ajo tashmë vlen për personat mbi 60 vjeç.e.su./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!