Ballkani po konfirmohet surpriza më e bukur e këtij sezonin në IPKO Superligën e Kosovës. Ekipi nga Suhareka fitoi pastër në shtëpi përballë Dukagjinit dhe përfitoi nga humbja e Gjilanit për t’u ngjitur në krye të renditjes.
3-0 fituan djemtë e Ismet Munishit në shtëpi dhe tani i shohin të gjithë nga lart. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë dhe mbajnë firmat e Blend Baftiut, Arbër Hoxhës dhe Jetmir Topallit.
Vendasit menaxhuan avantazhin e trefishtë në pjesën e dytë dhe kryesojnë me 26 pikë pas javës së 12-të, ndërsa ekipi nga Klina mbetet në vend të fundit me 7 pikë.
Dy gola brenda 8 minutave i dhuruan fitoren Trepçës në Gjilan përballë vendasve të Gentian Mezanit. Arb Manaj dhe Engjëll Hoti ishin autorët e golave për ekipin nga Mitrovica. Humbja e katërt në kampionat për Gjilanin, që mbetet në vend të dytë, me dy pikë më pak se Ballkani.
Triumf në transfertë edhe për Dritën. Bardhekaltrit fituan 0-2 kundër Ferizajt në transfertë. Dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Bujar Shabani dhe Betim Haxhimusa ishin autorët e golave që ngjisin ekipin nga Gjilani në kuotën e 24 pikëve. /abcnews.al
Ballkani – Dukagjini 3-0
(Baftiu 18′, Hoxha 25′, Topalli 45′)
Gjilani – Trepça ’89
(Manaj 61′, Hoti 69′)
Ferizaj – Drita 0-2
(Shabani 60′, Haxhimusa 70′)