Festë në Hollywood, aktorja Betty White mbush 99-vjeçe

schedule16:15 - 18 Janar, 2021

schedule 16:15 - 18 Janar, 2021

Atorja e njohur amerikane Betty White, ditën e djeshme, festoi ditëlindjen e 99-të.

Në këtë mënyrë, mesa duket i gjithë Hollywoodi kishte vendosur të festojë mashkë me të.

Yje të shumtë të shoëbizit i pushtuan rrjetet sociale me urimet e tyre, për një prej aktoreve më të dashura për publikun mbarëbotëror. Në mesin e tyre edhe Ellen DeGeneres, Regina King dhe Bill Clinton.

Edhe aktorja veterane e cila shquhet për humorin e saj, e shënoi këtë ditëlindje me postimin e një mesazhi në Instagram.

“A mund ta besoni? Sot është ditëlindja ime e 99-të, çka do të thotë se mund të qëndroj zgjuar deri në orët e vona të natës, pa e pyetur askënd. Po ashtu jam shumë e kënaqur t’iu informoj se pas 50 vjetësh, do të rilansohet emisioni im “Pet Set”, për të cilin jam shumë krenare. Shpresoj se të gjithë jeni mirë me shëndet dhe po qëndroni të sigurt. Së bashku do ta kalojmë këtë situatë”. l.k/abcnews.al