Wshtë konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Përmet.
Gazetari Orges Sako bën me dije për abcnews.al se bëhet fjalë për një burrë rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se u infektua gjatë një feste të zhvilluar në fshatin Frashër disa ditë më parë.
Pas konstatimit të tij si pozitiv, DSHP ka marrë 11 tamponë të tjerë në qytet, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.
Ky është rasti i dytë me koronavirus në qarkun e Gjirokastrës. /abcnews.al

