Festë kuqezi në Maqedoni: Shkëndija shpërthen në pjesën e dytë, fiton edhe Struga

schedule17:58 - 12 Shtator, 2020

schedule 17:58 - 12 Shtator, 2020

E shtunë pozitive për dy nga skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija e Tetovës fitoi 0-3 në fushën e Belasicës. Të tre golat e kuqezinjve u shënuan në pjesën e dytë.

Avantazhi erdhi falë rrjetës së Ljupche Doriev në minutën e 53-të, ndërsa Besart Ibraimi vulosi suksesin me tris të ekipit të tij me dygolëshin e realizuar në minutat e fundit.

 

Renditja në kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Tre pikët i nxjerrin djemtë e Ernest Gjokës në krye me 11 pikë të grumbulluara në pesë javë. Feston edhe Struga në shtëpi përballë Sileksit, duel që e fitoi me rezultatin 2-0. Nijaz Lenësi i mjaftuan shtatë minuta për të zhbllokuar sfidën në minutën e 77-të.

Në minutën e fundit të ndeshjes erdhi edhe goli i dytë nga Filip Milenkovski. Shtatë pikë dhe vendi i katërt në renditje për momentin, me Strugën që ëndërron kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm.  /abcnews.al

Maqedonia e Veriut, java e pestë
Belasica-Shkëndija 0-3
(Doriev 53′, Ibraimi 83′, 86′)
Struga-Sileks 1-0
(Lena 77′, Milenkovski 89′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!