Vedat Muriqi pati një shkëlqim të vërtetë në La Ligën e Spanjës, ndonëse festa e tij u prish në fund.
Sfida e kampionatit përfundoi në barazim, por ylli “dardan” është në garë për Këpucën e Artë.
Goli i parë i Muriqit erdhi nga penalltia në minutën e 62-të. Më pas në minutën e 66-të dyfishoi shifrat duke e bërë të duket si fitore të sigurt.
Osasuna nuk u dorëzua dhe ia doli të reagojë në minutat e fundit. Marash Kumbulla është rikthyer më në fund në stol te Majorka, pas një periudhe të gjatë që mungoi për shkak dëmtimi./abcnews.al

