Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka bërë një rrëfim të veçantë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News.
Gjatë intervistës ka folur edhe për librin e saj “Mirë se erdhe në Rebibbia”, duke thënë se është munduar ta sjellë sa me real dhe të vërtetë.
Në libër ajo flet për 55 ditët e saj në burg të cilat i ka përmbledhur në një libër.
“Besoj se jeta është tragjikomike, varet se si ne e marrim. Disa persona të afërt që e kanë lexuar, njerëz që merren me kinematografi, më kanë thënë se duket si një skenar filmi”, u shpreh ajo.
Libri ka rezultuar si një ndër librat më të shitur në Panairin e Librit.
Gjithashtu këngëtarja e njohur, sjell një koncert tek Teatri “Astrit Sula”, që mbahet më 27 dhjetor. Albumi përmban nëntë këngë dhe të gjitha janë për festat.
“Këto këngë kanë treguar që pëlqehen sepse i kanë rezistuar kohëve dhe u ula dhe përshtata tetë tekste në shumë pak kohë. Të tjera do të pasohen në vitet e ardhshme në mënyrë që të krijohet një katalog. Për shkak të këtij albumi kam bërë disa xhirime në studio. Interesantja përveç teksteve të mia është fakti që e kemi orkestruar drejtpërsëdrejti, secili ka dhënë një kontribut të vetin dhe janë ekzekutuar të gjithë së bashku”, u shpreh ajo.
/abcnews.al/