Festat/ Sociologu Tushi: Të rikthejmë solidaritetin, shoqëria shqiptare ka nevojë për këto ditë

schedule13:35 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 13:35 - 25 Dhjetor, 2023

Sociologu Gëzim Tushi, në një intervistë për “Tirana Live” ku foli për periudhën e festave të fundvitit dhe uron të gjithë shqiptarët për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Ai tha se festat sot janë bërë si një kulturë ku nuk ka lidhje se çfarë feste është apo kush e feston, festojnë të gjithë.

“Ne kohën e sotshme gjërat janë të ngatërruara se e festojnë e ata laikët, e të krishterët, e muslimanët, e ata që nuk besojnë, pra festa është bërë një kulturë dhe është diçka e mirë për njeriun që ka probleme të brendshme për shtresat e varfra, të mesm, të pasura, pra festa është një gjë e mirë për të gjitha kategoritë e njerzve sidomos edhe ato që kanë probleme.

Për fat të mirë shoqëria shqoiptare në këtë progress është në kapërcyell që e lidh me traditën, ruajtjen e gjakut dhe që kujton edhe kohërat e vjetra.

Mendoj që këto lloj ditësh shpirtërore për njerëzit dhe këtë e thotë edhe feja që njeriu të filloj të përshtatet dhe të bëhet më I mirë, më solidar, më I lidhur me familjen.

Shoqëria shqiptare e sotshme ka probleme dhe këto ditë mendoj të rikthejmë atë solidaritetin që kemi pasur më parë. Uroj që këto ditë Krisjhtlindje dhe Viti I Ri të rikthejmë solidaritetin. Shoqëria shqiptare ka nevojë për këto ditë”. tha Tushi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!