Në ditët festive spitalet dhe urgjenca mjekësore do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila festoi vigjiljen e Krishtlindjes me fëmijët e shtruar në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se janë marrë të gjitha masat me personel të shtuar si dhe barna e materiale mjekësore për çdo emergjencë. Ndërkohë që në gatishmëri gjatë ditëve të festave veç shërbimit të autoambulancave do të jetë edhe Njësia e Helikopterëve. /abcnews.al
Festat, spitalet dhe urgjenca mjekësore në gatishmëri 24 orë

schedule16:00 - 24 Dhjetor, 2018
schedule 16:00 - 24 Dhjetor, 2018