Festat, qeveria “paguan” gjelin/ Bonus 5-10mijë lekë për kategoritë në nevojë

schedule15:56 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 15:56 - 14 Dhjetor, 2023

Bonus prej 5 mijë lekësh për  kategoritë në nevojë dhe 1 pagë shpërblim  për administratën që është e angazhuar me procesin e integrimit. Qeveria ka rishikuar buxhetin duke i akorduar shpërblim për fundvit këtyre kategorive.
Ministri  i Financave, Ervin Mete tha se janë rialokuar 20 miliardë lekë që do të rishpërndahen edhe për disa projekte me ecuri të mirë.
Kategoritë në nevojë  do të përfitojnë një bonus në vlerën e 5 mijë lekëve. Ministri i financave, Ervin Mete deklaroi se në mbledhjen e qeverisë është miratuar rishikimi i buxhetit për këtë vit ku janë rialokuar rreth 20 miliardë lekë. Ndërkohë familjet me ndihmë ekonomike, por me fëmijë, do të marrin dyfishin e masës, që do të thotë marrin 10 mijë lekë të reja.
Shpërblim 1 pagë për fundvit  qeveria ka parashikuar edhe për 1.144 punonjës të administratës që është marrë me procesin e integrimit.
Po ashtu  më shumë fonde i janë dhënë edhe bashkive  si dhe projekteve që kanë pasur ecuri më të mirë
Mbështetje është parashikuar edhe për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!